Begaj dekretoi ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, Meta: Shkak për krizën politike, tmerri i Ramës nga llogaridhënia

19 Janar, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2024-01-19 14:30:06

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur mbi situatën politike ku ndodhet vendi. Sa i takon dekretimit nga presidenti Begaj të ndryshimeve në Komisionet Hetimore, Meta tha se arsyeja kryesore e kësaj krize politike në vend është sipas tij frika që qeveria ka nga llogaridhënia.