Begaj dekreton ligjin për Komisionet Hetimore dhe refuzon opozitën: Kishte qëllim bllokimin, jo kompromisin! Bardhi: Zhgënjim

18 Janar, 17:14

Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore Parlamentare. "Pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi" argumenton presdienti.