Belerit iu hoq mandati, PD: Begaj shpalli zgjedhjet në Himarë në shkelje të Kushtetutës, proces politik me urdhër të Ramës

6 Korrik, 22:24

Shpallja e zgjedhjeve në Himarë më datë 4 gusht, pas heqjes së mandatit të Fredi Belerit, ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës, të cilët akuzojnë Presidentin Bajram Begaj se është në shkelje të Kushtetutës. Ivi Kaso e cilëson një proces kryekëput politik dhe sipas tij dëshmi që Fredi Beleri është i burgosur politik i Edi Ramës.