Benet Beci në 'Pa Protokoll': PD vetëm hedh akuza ndaj punëve tona, nuk paraqet asnjë projekt vetë! Në Shkodër marrim 4-5 mandate

16 Prill 2021, 22:16

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Benet Beci është i bindur në fitoren e socialistëve në Shkodër. Ai  tha në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv se PS ka një listë të gjerë përfaqësuesish në Shkodër dhe se gjatë fushatë së saj po praqet objektiva, projekte e plane për mandatin e radhës. Ai tha se PD në vend që të paraqesë plane por merret vetëm duke akuzuar punët e bëra nga PS. Beci renditi disa nga investimet madhore që janë bërë në Shkodër, ndërsa tha se me marrjen e mandatit të tretë qyteti do të transformohet.