Berisha bllokon foltoren dhe e kthen Kuvendin në bashkëbisedim me socialistët e ndjekësit në FB: Rama e Dumani do përballen me ligjin! I përgjigjet për ‘bufin e kënetës’: Zog sqepkuq

17 Shkurt 2025, 17:52 | Përditesimi: 17 Shkurt 2025, 17:52

Sali Berisha nuk e lëshoi foltoren e Parlamentit edhe pas paralajmërimeve të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Në këto rrethana ai vijoi fjalën e tij, që u kthye në një bashkëbisedim me deputetët në sallë dhe me ndjekësit në Facebook.

Berisha hodhi akuza për të gjithë, duke thënë se Edi Rama çoi Erion Veliajn në burg dhe do u vinte edhe radha atyre.

Berisha akuzoi Ramën për abuzime me buxhetin, për një abuzim me 60 milionë euro, teksa nuk kurseu as ministrin Ulsi Manja për të mbesën e përfshirë në tendera sipas tij.

I.M/Shqiptarja.com