Berisha: E kanë marrë vendimin për përjashtimin e deputetëve! Nuk do ta njohim

31 Tetor 2023, 16:24

Sali Berisha tha se nuk do ta njohin vendimin e Komisionit të Etikës nëse vendosi për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për shkak të kaosit të krijuar një ditë më parë në sallën e Kuvendit. Sipas Berishës vendimin e ka marrë, PS-ja.

‘Ky ishte një moment i betejës sonë, por nuk ka të ndalur kjo beteje. Ajo mori shkresat dhe iku. E kishte marrë vendimin pa qenë e regjistruar. Ky është parlamenti shpellë. Ne nuk do ta njohim vendimin. Ne nuk njohim vendime të paligjshme.’- tha Berisha.

I ndalur në aksionin opozitar, Berisha, tha se ka shumë skenarë, pasi është një betejë që po zhvillohet për herë të parë në këtë formë.

‘Ka shumë skenarë, pasi kjo është një betejë që zhvillohet nga një grup deputetësh për herë të parë në këtë formë.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com

  •