Berisha i caktoi datën e Kuvendit Kombëtar, Basha i kujton mesazhin me 'Trekëndëshin e Bermudës': S'kam hallin tënd dhe të Ilir Metës

29 Tetor 2021, 19:45 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 19:46

‘Shqipëria, s’mund të mbetet peng i askujt’, kështu thotë kreu i Partisë Demokratike, pas deklaratës së Sali Berishës në Lezhë, i cili tha se më 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin e Kombëtar të PD-së. Basha, ka publikuar në rrjetet sociale, fjalën e tij në Kuvend një ditë më parë, ku theksoi se Berisha-Meta-Rama, janë trekëndëshi i Bermudës, dhe se kanë ndihmuar që kreu i qeverisë të jetë në pushtet. Basha nënvizon se fati i shqiptarëve, nuk mund  të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë.

 

r.k./Shqiptarja.com