"Do të ishte ironi historike, por edhe tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, që partia të hajë bari për shkak të interesave personale të një njeriu", ishte kjo deklarata e ambasadores së Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën, ku ia bëri të qartë që SHBA-ja nuk e donte Sali Berishën në parlament. Kësaj deklarate, Berisha i ktheu përgjigje nga "Foltorja" në Lezhë.
"Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta", tha Berisha.
Ndonëse është shpallur 'Non Grata', Berisha, tha se ai do të ndërtojë më të mira me BE-në dhe SHBA-në.
"I them vajtorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA. Peng kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran I tij që na etiketon ne si takime anti-amerikane janë qesharakë”, tha Berisha.














