Berisha kundërshton projektin e qeverisë: Pasaporta e artë shndërron Shqipërinë në vend të rrezikshëm! Bllokon procesin e integrimit në BE

19 Gusht 2022, 12:46

Sali Berisha ka reaguar për projektin e qeverisë për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri.  Në konferencën për mediat, Berisha thotë se synimi është të shndërrojë Shqipërinë në vend të rrezikshëm, në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal. Gjithashtu theksoi se PD do të kundërshtojë me forcë këtë projekt pasi bllokon procesin e integrimit në BE.