Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?

27 Nëntor, 15:39

 

Pas lirimit nga arresti shtëpiak, lideri i PD-së Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët tek salla e selisë së partisë. Berisha deklaroi se sot gjithçka ndryshon për Shqipërinë, pavarësisht persekutimit sipas tij ndaj opozitës, Salianjit dhe Metës. Kreu i PD-së nuk la pa sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, që për të janë bandë kriminale, pavarësisht falenderimit për gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak. Më tej, Berisha tha se do vijojë mosbindja civile.

      No videos found.