Berisha në arrest shtëpie, Basha nuk komenton, por kërkon kohë: Nuk do ju zhgënjej, së shpejti konferencë për shtyp

5 Janar, 18:31 | Përditesimi i fundit: 2024-01-05 21:03:54

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur demokratë për 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike. I vënë përballë mikrofonit të gazetarëve pas një mungese të gjatë në dalje publike, Basha sërish është treguar i rezervuar për të mos komentuar zhvillimet e fundit, sidomos masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën. Ai u kërkoi sërish kohë gazetarëve që i drejtuan pyetje duke thënë se së shpejti do të mbajë një konferencë për shtyp