Berisha në arrest shtëpie mban fjalime nga dritarja, gazetari Hitaj: I shijon ky lloj martirizmi

8 Janar, 22:40

“Sali Berisha është kapitull i mbyllur”. Kështu tha gazetari Arbër Hitaj në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv duke komentuar sjelljet e ish kryeministrit Berisha që në arrest shtëpie për aferën Partizani mban fjalime nga dritarja duke shkelur dhe vendimin e GJKKO e cila ia ka ndaluar që të flasë me persona të tjerë përveçse me ata që bashkëjeton.