Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë e PD: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Cakton 12 drejtuesit politikë! Noka e Paloka në krye të fushatës

4 Shtator, 22:51

Pa surpriza, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë caktuar 12 drejtuesit politikë në qarqe. Lista dominohet nga të besuarit e Sali Berishës, i cili u shpreh se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Bojkoti nuk është opsion tha Berisha, i cili e sheh zgjidhjen te qeveria teknike