Berisha në parlament: Respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vij edhe në sallë

12 Dhjetor, 12:34

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj ministrave Manastirliu dhe Koçiu për ngjarjen tek shkolla Fan Noli si dhe për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar si një zonë ku kryhen "krime kundër njerëzimit."

Ai ngriti shqetësime për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe mungesën e shërbimeve jetike për qytetarët, duke përmendur ilaçet e pamjaftueshme dhe aparaturat mjekësore jashtë funksionit për më shumë se tre vite.

Berisha theksoi se sëmundje si kanceri i gjirit mund të jenë plotësisht të trajtueshme nëse diagnostikohen herët, por për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit në sistem, shumë pacientë humbasin jetën.

    No videos found.