Berisha 'Non Grata', Ristani: S'e gjykoj vendimin e DASH, le të kalojë dhe pak kohë e të shohim arsyet e verteta

24 Maj 2021, 22:18

Duke folur për vendimin e DASH që ka shpallur Sali Berishën "Non Grata", ish-deputeti i PD Arben Ristani tha se ish-kryeministri është një figurë që ka të mirat dhe të këqijat e veta. Megjithëse tha se ka respekt për Berishën,Ristani theksoi se nuk e gjykon vendimin e SHBA. 

"Berisha është një figurë shumëdimensionale që ka ndikuar jetën e këtij vendi dhe gjykatësi më i mirë për Berishën do të ishte historia e cila përdor parimin e peshores. Në një krah të mirat në një krah të metat. Nga peshon më shumë del konkluzioni. Unë personalisht shumë të mira do tja numëroj, janë ato që i dimë lufta ndaj krimit, demokracia se atij i takon merita e ngritjes së parë demokratike. Patjetër ka dhe pjesën e negativiteteve.

Kam respekt për kohën që kam bashkëpunuar me të, por ja që jemi në këtë moment, përsëri smarr ta gjykoj vendimin e DASH, por ajo që mund të them është se arsyeja që del në letër nuk është e plota por maja e ajsbergut të arsyeve të vërtetë. Pse del tani, pse sdoli më parë etj. Le të kalojë dhe pak kohë të shohim dhe arsyet e verteta. Po të jetë për korrupsion ky vend ka një rradhë. Nëse Berisha e trajton në rrafshin personal, nuk ndikon në PD me përjashtim të goditjes së një simboli të madh që PD ka", shtoi ai.