Berisha nuk ndal sulmet: Dumani dhe Kraja kanë kryer krime të shëmtuara, përdorin dosjet për të prerë gjoba

6 Janar, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2025-01-06 11:19:04

Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku ishte për herë të parë në zbatim të masës detyrim paraqitje, nuk ndali sulmet ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Si zakonisht, shënjestër e sulmeve ishte Altin Dumani, por edhe ish-kreu i SPAK, Arben Kraja. Berisha i ka quajturi si ‘kriminel’ dhe si bashkëpunëtorë me krimin.

'Janë 2-3 vlerësime për Klubin Partizani. Altin Dumani ka urdhëruar që të bëhet rivlerësim duke u bazuar në një vendim që detyron audituesit që të përdorin normat e vitit 2017 ose 2019. Sipas këtij vendimi, auditi konkludon se vlera e lokaleve të Klubit Partizani të ndërtuara në vitet ’70 dhe të bëra copë-copë, është 520 euro për metër katror. Apartamentet e reja, të blera nga Dumani, i ka deklaruar me çmimin 380 dhe 490 euro. Pra, kjo është. Besoj se unë isha i qartë. Për të mos shkuar tek Kraja, tek ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vilën, por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.

Por del se ka blerë në Lalëz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri katror, në një kohë kur të tjerët me vendim të qeverisë i kanë blerë 130 euro metri katror kur është bërë vlerësimi. E kuptoni ju se çfarë janë këta? Por krimi më i shëmtuar i tyre është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba. Nuk e pyeti Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi, sepse i mori, thonë këta, 1 milion euro dhe kjo është një gjë e tmerrshme...'