Berisha 'nuk voton shkarkimin' e Bashës

11 Dhjetor 2021, 13:32

Një moment shumë interesant në Kuvendin e Berishës. Ish-Kryeministri Sali Berisha, në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, Sali Berisha nuk e ngriti dorën. Ish-kryeministri nuk ngriti dorën kur u shtrua pyetja nëse ishte dakord apo jo për të nisur procesin për shkarkim të kryetarit, propozim që kalonte me 15% të anëtarëve.