Berisha nuk zbaton vendimin e GJKKO, Rama: S’ka bë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që të kërkon të paraqitesh pavarësisht sa lart je

13 Nëntor 2023, 18:09

Ndërkohë që Berisha refuzon të njohë dhe të zbatojë vendimin e GJKKO për t’u paraqitur të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj, kryeministri Edi Rama ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka bërë një koment. Nga Pogradeci ai thotë se nuk ka ndodhur kurrë që një trupë e drejtësisë të funksionojë dhe të të kërkojë që të paraqitesh pavarësisht se sa lart je.