Berisha përgatitet për arrestin e shtëpisë: Jo dy policë të vënë, por edhe dy batalione s'më impresionon

26 Dhjetor 2023, 15:47

Sali Berisha ka nisur përgatitjet për arrestin në shtëpi. Në një reagim të bërë pas kërkesës së SPAK ku kërkohet që masa e arrestit në shtëpi të përforcohet edhe me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

‘Jo dy policë të vërë, por dy batalione, unë nuk kam asnjë impresion. Pra tregon vetëm tmerrin që ka nga Berisha. I them Edvin je i pashpresë”, tha Berisha.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, do të merret të mërkurën, pasi seanca e sotme u shty me kërkesë të avokatëve që kërkuan kohë të njihen me provat.