Berisha s'i bindet gjykatës, rrezikon masë më të rëndë! Nëse s’paraqitet nesër, SPAK mund të kërkojë autorizim për ‘arrest shtëpie’

5 Nëntor 2023, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2023-11-05 14:15:15

Gjykata e Posaçme i ka lënë Sali Berishës orën 10.00 të së hënës së 6 nëntorit si detyrim për tu paraqitjen e parë tek oficerja e SPAK që po e heton për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nëse nuk paraqitet, ish-kryeministri rrezikon zëvendësimin e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, me arrest në shtëpi, e cila zbatohet me autorizim nga Parlamenti. Skenari tjetër është vijimi i masës aktuale në mungesë, ku Berisha përfaqësohet me avokat kryesisht.