Deklaratën e Sali Berishës që tha se do të rikthehet si Steve Jobs, Bamir Topi e cilëson si një ‘Halucinacion politik’.
“Halucinacione politike. Ka të drejtë se çdo njeri i përjeton”, tha Topi.
Ai tha se PD-ja sot është e përçarë, por më e keqja pritet të vijë pas zgjedhjeve të 14 majit.
“Shoh një PD të bërë copë-copë, gjendja e vërtetë të PD do e shihni menjëherë pas zgjedhjeve. Ajo do jetë situata reale e kësaj partie”, tha Topi në Report Tv.