Berisha sulmon SPAK: Falsifikoi kontratën e sterilizimit që të mos arrestohej Ilir Beqaj, i urdhëroi Rama! Të dalim në protesta të fuqishme

21 Gusht 2023, 13:05

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme për atë që ai e quan një megaskandal të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme sqaroi se disponon një kopje të kontratës së koncensionit të sterilizimeve pasi nuk u gjet, gjë që Berisha e transformon si një shkelje të SPAK-ut, që sipas tij e kanë falsifikuar.