Berisha vijon shqetësimin për Ahmetajn: SPAK lëshoi urdhër arrest edhe pse kundërshtoi 5 herë procedurën e inceneratorit! Veliaj përgjegjësi kryesor

14 Gusht 2023, 13:06

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të shqetësohet për Arben Ahmetajn, i cili tashmë është në arrati për çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, teksa hodhi akuza për kryebashkiakun Erion Veliaj, Berisha thotë se SPAK lëshoi urdhër arrest për Ahmetajn pavarësisht se sipas tij kishte kundërshtuar 5 herë procedurën e inceneratorit.