Beteja Berisha-Basha, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Luftë mes ‘shefit të ri dhe të vjetër’ kush do kontrollojë PD, debati po shkon në akuza personale që po dëmtojnë opozitën

18 Tetor 2021, 21:37

TIRANË- Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton PD-në. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.

“Nuk ka asnjë debat të brendshëm, kush është e mira e kush është e keqja. Debat mes shefit të vjetër dhe shefit të ri, dhe po bëhet kush po kontrollon oborrin, për sa kohë që mund të mbetet në rrafshin politik, për mua është e pranueshme, sa kohë do të diskutohet kush e gabuar, kush ka qenë pikat më të rënda, e konsiderojë të pranueshme, kur debati shkon në akuza personale, gjykojë që opozitës do i bëj dëm. Nuk jemi më në rrafshin politik”, tha Shehi.