Bilanci i Erion Veliaj dhe rihapet “Loja” për zgjedhoren në Këshillin Politik

18 Korrik 2020, 07:49 | Përditesimi: 18 Korrik 2020, 07:49

Në intervistë Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se teatri do të nis ndërtimin në vjeshtë dhe se toka e tij nuk do të cenohet asnjë centimetër. Në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë, Veliaj u shpreh se duhet parë si një mundësi punësimi dhe jo favorizim i oligarkëve pasi atyre ua ka 10-fishuar taksat. Ndërsa Oerd Bylykbashi tha se Edi Rama nuk u ka qëndruar kurre marrëveshjeve dhe se po e zvarrit “Zgjedhoren” me qëllim shmangien e identifikimit biometrik që i pamundëson mbushjen e kutive me vota fiktive.

r.k./Shqiptarja.com