Bilanci/ Në tetor mbi 15 mijë raste të reja me COVID dhe 226 viktima! Në 5 ditët e para të nëntorit janë kryer mbi 2.800 doza të treta të vaksinës anti-covid

6 Nëntor 2021, 20:02

Teksa Evropa dhe rajoni po përballen me një tjetër valë infektimesh, 15 mijë raste me COVID dhe 226 viktima u shënuan gjatë muajit tetor në vendin tonë. Dy javët e fundit ka pasur një rënie të lehtë në infektime sipas ekspertëve. Nga ana tjetër vijon procesi i vaksinimit ku në 5 ditë janë kryer më shumë se 2.800 doza të treta.