Bishtaja (mashurka/barbunja) me oriz e domate, një gjellë plot shije nga zonja Albana

6 Shtator, 11:43

Bishtaja me oriz

Përbërësit:

  • 500 gr bishtaja
  • 1 qepë
  • 1 fk oriz
  • 3 domate
  • 1 spec i kuq
  • 1 lgj majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë ekstremet e bishtajave dhe më pas i presim në copa të vogla. I kaurdisim me vaj ulliri së bashku me qepën e grirë imët. Më pas shtojmë domatet, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në fund e spërkasim me majdanoz të grirë.