Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksiononte, GJKKO lë në burg 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 2 punonjës në kompani private! 1 grua në 'arrest shtëpie' e tjetra 'detyrim paraqitje'

31 Tetor 2021, 13:56 | Përditesimi: 31 Tetor 2021, 13:56

TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot masën e sigurisë 10 personave që sipas SPAK akuzohen se abuzuan me tenderin për blerjen e shkalles se një zjarrfikëse ne Bashkinë Durrës. Mes të arrestuarve 6 janë zyrtare të kësaj bashkie ndërsa pjesa tjetër të kompanisë fituese.

Pasi u tërhoq për vendim GJKKO konfirmoi kërkesdën e prokurorisë për lënie në fuqi të masave të caktuara. Konkretisht janë lënë në burg Adriatik Velaj, Muhamed Likazhiu, Artan taho, Kastriot Beqaraj, Gjergj Markolaj, Indrit Marmuhaj, që janë të gjithë zyrtarë të Bashkisë. Ndësa në burg nga firmat private janë lënë Albjon Bushi dhe Riza Sulaj.

KT/Shqiptarja.com