Bllokuan seancën plenare e komisionin e 'Zgjedhores', përjashtohen 19 deputetë të opozitës! 20 ditë për Salianjin, 10 ditë për të tjerët (EMRAT)

29 Janar, 15:21 | Përditesimi i fundit: 2024-01-29 17:13:28

PS ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve të kaosit, që nuk lejuan përmes zhurmueseve e bllokimit të foltores seancë normale të enjten dhe zhvillimin fizikisht të Komisionit të Reformës Zgjedhore të premten, duke bllokuar sallën. Kërkesa i është dorëzuar Sekretariatit të Etikës, ndërsa deputetët rrezikojnë përjashtim deri në 2 muaj.