Boçi: Betejën për Elbasanin nuk e kam me Llatjan, fshihet në hijen e Ramës dhe Gjiknurit! Do zgjidhja landfill, jo incenerator, të ngrihej grup auditi për të përcaktuar efektet

8 Maj 2023, 23:08

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi thotë se garën për 14 majin nuk e ka me kandidatin aktual Gledjan Llatja por me drejtuesin politik të qarkut dhe kryetarin e PS. Për përpunimin e mbetjeve, zgjidhja sipas Luçiano Boçit është ngritja e një grupi auditi që të shihen efektet në mjedis, shëndet dhe efektivitet.