Bombë në makinë, Drejtoresha Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër u paralajmërua me mesazh për eksplozivin: Ishte numër i panjohur, s'kam konflikt me askënd

29 Qershor 2022, 14:03 | Përditesimi i fundit: 2022-06-29 14:29:07

Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Suida Kuka ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj.