Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë

18 Nëntor, 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po përdor pensionistët si mjet për lëmosha elektorale.

Në një video të postuar në facebook, Basha shkruan se ekonomia shqiptare është shndërruar në një mjet përfitimi për një grusht të vogël njerëzish, ndërsa pensionistët janë lënë në mjerim. Sipas tij, skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit për shkak të shpopullimit masiv dhe rënies së kontributeve, ndërsa indeksimet e vogla dhe bonuset elektorale nuk janë zgjidhje afatgjata.

Basha shprehet se programi i Demokratëve Euroatlantikë ka një plan konkret që përfshin: rritje të pensioneve me të paktën 20%, indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta si dhe rimbursim të barnave jetike për pensionistët.

    No videos found.