Borxhi, eksperti në ‘5 pyetjet’: Qeveria ka dështuar të marrë kreditë e buta nga fondi i konferencës së tërmetit, s’do të kishim nevojë tani për eurobondin 700 mln euro

1 Nëntor 2021, 23:00

Eksperti i ekonomisë, Azbi Stringa ka deklaruar në ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ se marrja e eurobondit do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit. Sipas tij, nëse qeveria shqiptare do të kishte marrë kredi nga 700 mln eurot që u ofruan nga konferenca e donatorëve pas turnit, nuk do të kishte nevojë të merrte eurobond-in.