Braçe: Berisha ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK

2 Nëntor 2023, 21:14

Nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report TV deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar kaosin e krijuar në seancat e fundit plenare dhe në komisionet parlamentare nga Rithemelimi me në krye Sali Berishën, tha se ish-kryeministri ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK.