Braçe nga tregu i Lushnjës: Qepa e Serbisë e domatja e Greqisë po konkurrojnë produktet vendase! Blini te bujqit tanë

26 Dhjetor 2023, 14:38

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një video nga tregu në Lushnjë, ndërsa komenton produktet e importuara nga vende të tjera të BE-së apo rajoni. Braçe thotë se qepa e Serbisë, domatja e Greqisë apo patatja e Gjermanisë po konkurrojnë produktet tona të vendit, ndërsa thekson se kjo është një shenjë e keqe.