Propozimi i Braçes për Ministrinë e Shëndetësisë: Ditët e ciklit për gratë e vajzat të paguhen nga buxheti i shtetit, t'u njihet raporti i pushimit

13 Nëntor 2023, 16:06 | Përditesimi i fundit: 2023-11-13 16:17:41

Deputeti i PS Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë ka propozuar që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.