Braçe: Spitali i Lushnjës katastrofë, duhet rikonstruktuar! Pamjet nga sallat e operacionit lemerisin miletin! Skema e ndihmës ekonomike dhe e rimbursimit të ilaçeve jo efektive

13 Nëntor 2023, 16:18 | Përditesimi i fundit: 2023-11-13 16:20:04

“Skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e rimbursimit të ilaçeve nuk janë efikase dhe me to po abuzohet”. Këtë shqetësim e ngriti në Komisionin e Ekonomisë deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili me tone të ashpra ka kërkuar të investohet edhe në spitalin e Lushnjës pasi situata është katastrofike.