Braimllari thirrje SPAK: Ndërprit pagesat për inceneratorin e Tiranës

18 Gusht 2023, 13:45

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i bën thirrje SPAK që të ndërpresë pagesat për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Braimllari hedh akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilin thotë se është përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorit.