Mungesa e Brakiterapisë në Onkologjik është ngritur si shqetësim nga deputeti Dashnor Sula.
Ai tha se mëndohet më shumë për ndërtim rrugësh sesa për shëndetësinë.
‘Zoti ministër, e dini ju se për 13 vite në Spitalin Onkologjik nuk ka punuar braktiterapia. E dini këtë. Mendoni më shumë për rrugë dhe gjëra tjera sesa për gjëra bazë jetike të njerëzve’, tha ai.
Ndërkohë, Malaj është shprehet se ministria e Financave alokon vetëm fonde.
'Në lidhje me cështjen e shëndetësisë besoj se shihet qartë edhe këtu që shepnzohen rreth 400 mln euro më shumë. Sa i përket mungesës së aparateve këtë nuk ka nga ta dijë ministri i Financave, kjo duhet të raportohet nga ministri i linjës dhe ministria e Financave bënë alokimin e fondeve përkatëse’, tha ai.