Brataj shpjegon: Pse vendosëm që të kufizojmë orën policore nga 22:00 në 20:30

22 Dhjetor 2020, 22:57 | Përditesimi i fundit: 2020-12-22 23:04:08

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, për Report TV ka argumentuar edhe arsyen se përse është kufizuar ora policore, nga 22:00 që ka qenë në 20:30 për festat e fundviit. Brataj tha se e gjitha është bërë me qëllim shmangien e festave, grumbullimeve me rastin e festave të fundvitit. Teksa i dha edhe një përgjigje edhe Imzot Frendos, i cili kërkoi që të paktën të lejoheshin që të zhvillonin meshën më 24 dhjetor.

"Sa herë janë marrë masa, janë thënë pse? E vërtetë që jemi në këtë situatë që përkon me mbylljen nga ora 22-06 dhe ne e dinim që lokalet e natës, kohëzgjatja e qëndrimit, të rinjtë na solli shifra të larta në muajin tetor-nëntor.  Të njëjtën gjë do të thonë dhe restorantet, pse do na i mbylli për, se në atë ditë është xhiro më e madhe. Po t'i marrësh në veçanti kanë të drejtë, në përgjithësi është për të mirën e shëndetit. Masat tek ne janë shumë më të lira, ajo që mund të ndodh grumbullimet në festat e fundit, e dimë që këtë periudhë janë festat e punëve, do të çonin në grumbullime të mëdha. Pse jo dreka dhe darka?  Në drekë rri në restorant, ndërsa në darkë jo. Dhe të ndenjurit jashtë është më pak ", tha Brataj.