Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu

20 Mars 2023, 22:58

Për gazetarin Sokol Bregu, pasi Nuredin Dumani u kthye në “të penduarin e drejtësisë” dhe zbardhi shumë ngjarje kriminale, bota e krimit ka ndryshuar taktikë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bregu tha se tashmë porositësit e vrasjeve nuk po marrin me vrasës me pagesë që kanë qenë tradicionalisht pjesë e këtij tregu, por të rinj në “këtë fushë”.