Breshëri dëmton prodhimin e pjeshkave në Lushnjë, fermerët: Duam dëmshpërblim nga shteti

29 Mars 2023, 11:06

Breshëri i rënë pasditen e djeshme si dhe ulja e temperaturave kanë dëmtuar prodhimin e pritshëm të pjeshkave, të cilat pritej të dilnin në treg në fillim të Majit. Dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, thanë fermerët. “As rrugë, asgjë vetëm të na mbulojnë pak me këtë. Ajo është dëmtuar ka mbaruar punë nga breshëri Prodhimin nuk e kanë siguruar në kompanitë private, ndaj ata vazhdimisht kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për demet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. ”Ne kërkojmë ndihmë nga shteti. Ka rënë breshëri dje e na ka krijuar dëme. Jemi në qiell të hapur. Nga momenti tani deri sa t’i futim nëpër arka e t’i shesim ne jemi me zemër në dorë” Fermerët e Fier-Sheganit ne Lushnje kultivojnë mbi 150 hektarë me pjeshkë dhe prej 20 vitesh mbajnë peshën e furnizuesit kryesor në tregun vendas, ndërsa një sasi e konsiderueshme shkon për eksport.