Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama batuta me Komisioneren Marta Kos: Kur je me dikë më të madh, vëmendjen e merr i vogli

18 Dhjetor, 16:08

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Marta Kos, komisionere e BE për Fqinjësinjë dhe Negociatat për Zgjerimin.

Gjatë takimit me Kos në momentin e fotografisë Rama dhe Kos kanë ndarë batuta me njëri-tjetrin. Kos tha se edhe i ati i saj ashtu dhe i vëllai kanë qenë më të gjatë se ajo. Rama ja ktheu se “Kur je me dikë më të madh, vëmendjen e merr i vogli”.

Kos është një figurë kyçe në politikat e BE-së për zgjerimin e mundshëm të unionit, duke mbikëqyrur proceset e anëtarësimit për vende që aspirojnë të bashkohen në BE-në, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Pas pak në Bruksel pritet të nisë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, e cila do të ketë në dokus partneritetin dhe rrugëtimin europian.

    No videos found.