Bushati: Me 26 prill PS do jetë forca e parë politike! Beqaj: Topalli dhe Patozi në Shkodër i marrin vota PD-së

2 Prill 2021, 22:33

 

Më 26 prill në mëngjes Partia Socialiste do të jetë forcë e parë politike në Shqipëri, dhe kryeministër do të jetë Edi Rama. Kështu deklaroi gjatë një intervistë në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, drejtuesi i qarkut politik në Tiranë, Ervin Bushati. Bushati tha se PS ka një ekip për të fituar zgjedhjet dhe se në Tiranë synojnë 20 mandate