‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit

7 Shkurt, 14:56

Deputetja demokrate, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, ka zbuluar detaje të reja rreth shkeljeve që sipas saj qeveria po bën në dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Ajo paralajmëroi se nëse Kushtetueja nuk e anulon koncesionin për Parkun e Kombëtar të Butrintit, atëherë do t'i drejtohet SPAK-ut.