Buxheti 2025, Bardhi: Dëshmi e korrupsionit galopant! Vetëm për 5 individë dhe jo për qytetarët

18 Nëntor, 11:38

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament tha se buxheti nuk është për qytetarët, por për pesë individë.

Ai tha se ky buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant.

‘Buxheti është për 5 individë. Derdhe ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe ike. Mendon se duke fyer opozitën, ne do biem në kurthin tënd dhe nuk do merremi me buxhetin, por ne do të merremi me buxhetin. Ne jemi ndryshe nga ty që mban karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar. Se kush është i palarë dhe qelbet erë atë e di çdo shqiptar. Shko lahu, kurohu dhe bëj pastaj kryeministrin e Shqipërisë. Buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant. Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për fermerët. Lëmoshat i jep për pensionistët për zgjedhje. Çmimet janë rritur aq shumë, sa shumica e popullsisë nuk i përballon dot’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com

    No videos found.