Buxheti 2025 gati për votim/ Deputetët e pavarur 8 propozime! Agalliu: Më shumë para për ish të përndjekurit, të rritet fondi për pensionistët

15 Nëntor, 19:26

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu dhe Flutura Açka, që në Kuvend rezultojnë të pavarur pas largimit nga grupi i PD kanë depozituar 8 propozime për buxhetin i cili do të miratohet në parim të hënën në Kuvend.

Prezantimi i amendamenteve u bë nga deputeti Arbi Agalliu, i cili propozon më shumë para për ish të përndjekurit, për kompensimin e tyre nga 2415 milionë lekë të parashikuara në buxhet në 9660 milionë lekë, 9375 milionë lekë për indeksimin e pensioneve dhe më shumë para për bujqësinë, arsimin profesional si dhe rininë e sportet.

Deputetët kërkojnë që fondi për arsimin e shëndetësinë të jetë sa 5% e prodhimit të Brendshëm Bruto.

    No videos found.