Buxheti për bujqësinë, Korreshi: Në Shqipëri ka humbur lopa, s’ka as dhi as dele, kanë ikur në drejtim të paditur! PD pa busull, e përçarë

15 Nëntor 2021, 22:25

TIRANË- ‘Lufta’ në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës po sjell përçarjen e demokratëve. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se kjo situatë po dëmton elektoratin e partisë, duke theksuar se bashkitë pa kryetarë mund të shkojnë në zgjedhje pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për Korreshin, nëse nuk gjendet një zgjidhje, PD-ja nuk do ta ketë luksin që të vijë në pushtet.