Caka: Tirana, e pajetueshme! Çoçoli: I vetmi qytet që s’ka pësuar tkurrje! Kaprata: Çdo kullë këtu, ka mbyllur një shkollë të mesme diku në Shqipëri! Hitaj: S’është vetëm bardh e zi

24 Prill 2023, 22:48

TIRANË- Beteja në Tiranë ka qenë temë e diskutimeve në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku të ftuarit ndaj mendime të kundërta sa i përket menaxhimit të kryeqytetit. Ish deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka, që tha se Tirana sot është bërë një qytet i pajetueshëm, sipas së cilës nuk është as për fëmijët, as të rinjtë dhe as për të moshuarit, pasi nuk u ofrohet asgjë.