Çeçenët sjellin dy medalje për Shqipërinë, presidenti i federatës së mundjes: Dikur krenoheshim me sportistët tanë që garonin për flamur të huaj

29 Qershor 2022, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2022-06-29 17:10:19

Dy mundës rus nga Çeçenia i kanë sjellë Shqipërisë medalje të artë dhe të bronxtë në Lojrat Mesdhetare. Për Report Tv presidenti i federatës së mundjes Sait Prizreni thotë se ka qenë një strategji natyralizimi i të huajve, ndërsa është pessimist për të ardhmen si pasojë e fondeve të vogla për sportin.